AKTUALITET

Reduktimi i dënimit të Dajtit, Lleshaj: Fajin e ka Saliu

19:00 - 10.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas reagimit të ministres të Drejtësisë, Etilda Gjonaj mbi vendimi i Apelit për të lehtësuar masën e dënimit të Dritan Dajtit, nga burgim i përjetshëm, në 25 vite burg ka reaguar edhe ministri i Brendshëm. Zoti Lleshaj në një deklaratë për mediat tha se ky është një akt i dënueshëm, por sipas tij për këtë “fajin e ka sërish Saliu”.




Një vendim kriminal i disa gjyqtarëve që meritojnë plotësisht t’ju bashkohen prapa hekurave klientëve të tyre. Kam pritur këto 48 orë që ky krim të mos kishte si përgjigje një deklaratë publike por të reagim të fortë dhe të vendosur. Operacioni Forca e Ligjit është vënë në detyrë të plotë për të adresuar me gjithë forcën e së drejtës atentatin e qartë, brutal dhe skandaloz që i është bërë drejtësisë. Nuk ka qetësi për policinë dhe për mua deri sa autorët e këtij akti të përballen me ligjin, me drejtësinë e vërtetë. Ata që krijuan kushtet dhe rritjen e kriminelëve me profil të rrezikshëm që u bënë njësh me ta, sot lajnë duart madje përpiqen të krijojnë dhe kapital politik. Qytetarët shqiptarë i njohin mirë si arkitektët e djeshëm të një sistemi pa drejtësie ashtu dhe zhvillimin e një reformë të pashmangshme në drejtësi. Njerëz pa fe dhe pa atdhe çmenden përpara parave të krimit. Po  aq të çmendura janë dhe monstrat politike që përpiqen të keqpërdorin dhe të kthejnë në armë kundër qeverisë vendimin e disa gjyqtarëve që ata vetë i kanë ushqyer gjatë qeverisjes së tyre në simbiozë me një sistem kriminal të korruptuar dhe këto grupe kriminale u rritën nënë hijen e tyre“, deklaroi Lleshaj.

Dritan Dajti ishte dënuar me burgim të përjetshëm pasi në vitin 2009 qëlloi për vdekje 4 oficerë policie, të angazhuar për të arrestuar atë. Megjithatë një gjykatë apeli vendosi të reduktojë në 25 vite dënimin e tij, duke marrë parasysh faktin që u procedua me gjykim të shkurtuar.

Vendimi për Dritan Dajtin, reagon ashpër Ministrja e Drejtësisë: I paprecedentë!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.