AKTUALITET

U rikthye në detyrë në vitin 2013, Berhan Bajrakurti: Drejtimi i duhur

14:38 - 11.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtoria e Policisë së Shkodrës hedh poshtë pretendimet se ka pasur dijeni për ngacmimin seksual ndaj një 15-vjeçarjeje nga efektivi i forcave të rendit në Gruemirë të Malësisë së Madhe.




Nëna e saj është shprehur për portalin “Newsbomb” se në Komisariatin e Koplikut nuk ua kanë pranuar denoncimin, ndaj u detyrua ta bënte publik. Por në Drejtorinë e Policisë Shkodër deklarojnë se nuk ka pasur një denoncim. Pas denoncimit dhe shfaqjes së një videoje me pamje seksuale, inspektori i policisë Berhan Bajrakurti përfundoi në pranga.

Video intime dhe ngacmime seksuale ndaj minorenes, pranga drejtuesit të policisë

Berhan Bajrakurti mësohet se është rikthyer në detyrë pas vitit 2013, kohë para se cilës ishte i liruar. Po ashtu në komentet në rrjetet sociale, ku duket se ishte tejet aktiv ai shkruan se është në “drejtimin e duhur” një slogan, i përdorur nga Partia Socialiste në fushatë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.