Kronikë

EMRI/ Vrau 24-vjeçarin për një vend parkimi, ja kush është autori

12:32 - 13.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vrasja e Viktor Shkorreti mbrëmjen e djeshme ka tronditur qytetin e Laçit, teksa policia në më pak se 24 orë deklaroi se është identifikuar autori i dyshuar dhe është bërë shpallja e tij në kërkim.




Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Gazeta Shqiptare” se i shpalluri në kërkim është Emanuel Koca, 32 vjeç nga Mirdita, por jeton në Tiranë.

Koca dyshohet se ka vrarë me armë zjarri Shkorretin mbrëmë në Laç, pas një sherri të çastit për një vend parkimi.

Policia e Kurbinit në bashkëpunim me Policinë e Tiranës po vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 24 vjeçarit.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Kurbin për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278/1 të Kodit Penal.

LEXO EDHE: Video/ Për një vend parkimi, zbardhet vrasja e 24-vjeçarit në Laç


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.