AKTUALITET

Zbulohet ngjarja më ’99/ Deputeti Vladimir Kosta qëlloi me armë, plumbat mbi makinën e tjetrit

23:30 - 29.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Xhensila KODRA

 

Prokuroria njoftoi dje se i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, heqjen e mandatit për deputetin Vladimir Kosta.

Kërkesa për heqjen e mandatit nga organi i akuzës është dorëzuar në KQZ dhe shkak është bërë mosdeklarimi nga ana e vetë deputetit të një dënimi për armë pa leje. Për këtë arsye, prokuroria i kërkon KQZ-së të marrë vendim për ta larguar Vladimir Kostën nga Kuvendi.

Vetë Vladimir Kosta reagoi dje pas lajmit për kërkesën e heqjes së mandatit të tij, duke deklaruar se ai e kishte harruar këtë gjobë  dhe nuk kishte fshehur asnjë dënim.

“Kisha harruar një gjobë 10.000 lekë të marrë në vitin 2000. Ishte një gabim njerëzor dhe jo fshehje të dhënash. Më pas është çdo gjë e deklaruar. KQZ e mori një herë në shqyrtim formularin tim dhe nuk konstatoi shkelje. Nuk e kuptoj ku do të dalë Prokuroria me këto flluska sapuni”, shkruajti dje deputeti i PS-së.

GSH.al publikon sot vendimin e plotë të gjykatës që e dënoi me gjobë 10 mijë lekë Vladimir Kostën në prill të vitit 2000, për armëmbajtje pa leje. Në vendimin e gjykatës zbardhet incidenti që pati Kosta me një person tjetër i cili i zuri rrugën me makinë, në rrugën “Hoxhë Vogli” më 16 qershor 1999.

“Shtetasi Edmond T. i bllokon rrugën të pandehurit Vladimir Kosta dhe fillojnë të grinden dhe të goditen njëri me tjetrin, pasi më parë kanë patur një konflikt.

Shtetasi Edmond T. largohet dhe pastaj i pandehuri Vladimir Kosta qëllon në ajër me pistoletën që kishte pa leje ku një nga plumbat bie mbi automjetin e shtetasit Edmond T.”, thuhet në vendimin e gjykatës së Tiranës më 19 prill 2000.

Për këtë ngjarje, Vladimir Kosta u dënua me 10 mijë lekë gjobë. GSH.al risjell vendimin e plotë.

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.