Kronikë

Dyshime të forta, Boran Bërçama bashkëpunonte me një grup kriminal

16:15 - 16.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deri tani s’ka asnjë pistë hetimi konkrete dhe të “dyshuar serioz” për vrasjen e dyfishtë në Shkodër, të ish-policit Boran Bërçama dhe bashkëjetueses së tij. Megjithatë, dyshimet më të forta të autoriteteve janë tek puna e 30-vjeçarit.




Ai, sipas hetueseve ka qenë një efektiv problematik dhe jo korrekt në detyrë. Ka dyshime të forta për përfshije në trafikun e drogës në Spanjë.

“Gjatë kohës që ka shërbyer në polici ai dyshohet se bashkëpunonte me një grup të rrezikshëm kriminal ndaj dhe për këtë ndaj tij kishte nisur procedim disiplinor. Për këtë arsye 30-vjeçari u transferua në Pukë si inspektor e pas pak kohe dha dorëheqjen”, ka thënë një hetues.

Për hetimin e detyrave që ka mbajtur Boran Bërçama hetime po kryen dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, ndërsa drejt Shkodrës udhëtoi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, por edhe ai i Krimeve të Rënda, Eduart Merkaj.

Pasi kryen ekzekutimin autorët të cilët dyshohet se kanë qenë dy persona u larguan me automjetin tip Venz të cilin e dogjën në afërsi të fshatit Dobrac. Nga ekspertiza balistike doli se vrasja e dyfishtë u bë me një armë automatike.

Fatmirësisht nga ngjarja mbeti i palënduar fëmija i tyre dy vjeçar i cili qëndronte në sedijen e pasme. Pas krimit i cili ndodhi rreth orës 1 pas mesnate, fëmija ka dalë në sedijen e përparme dhe ka qëndruar me prindërit e vdekur deri në orën 6 të mëngjesit, derisa ka mbërritur policia që e gjeti në krahët e nënës së tij.

VIDEO/ Vdiqën të dy dhe bashkë do të varrosen… Përcillen në banesën e fundit Borani dhe Silvi

Vrasja mafioze e çiftit në Shkodër, rrëqeth e afërmja: Boris ndjeu frymën e fundit të prindërve të vet…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.