AKTUALITET

VIDEO/ Vdiqën të dy dhe bashkë do të varrosen… Përcillen në banesën e fundit Borani dhe Silvi

11:16 - 16.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kuja,dhimbja dhe lotët kanë mbërthyer familjen Berçana dhe Ndoci në Shkodër. Borani dhe Silvi, përkatësisht 30-vjeç dhe 24 vjeç do të përcillen sot në banesën e fundit.




Familja Berçana ka hapur dyert e mortit për çiftin, i cili u ekzekutua mëngjesin e djeshëm brenda në makinën e tyre.

LEXO edhe: Autori ishte pa maskë, qëlloi me breshëri ndaj çiftit. Djali qëndroi 5 orë me trupat e prindërve

LEXO edhe: Vrasja mafioze e çiftit në Shkodër, rrëqeth e afërmja: Boris ndjeu frymën e fundit të prindërve të vet…

Mësohet se, trupat kanë ardhur nga morgu në shtëpinë e prindërve të djalit, Boranit. Ceremonia mortore do të zhvillohet sot në orën 11:00 dhe të dy viktimat do të varrosen së bashku.

Ekzekutimi i çiftit ka ndodhur në hyrjen e pallatit të tyre në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Djali i çiftit, i cili ndodhej në makinë fatmirësisht nuk është prekur nga plumbat. Rrëqethës është fakti se ka qëndruar përmbi 5 orë në prehrërin e së ëmës që ishte mbuluar nga gjaku.

LEXO edhe: Vrasja e dyfishtë, mes të shoqëruarve dhe ish-burri i 25-vjeçares. Fëmija u gjet i tëri i gjakosur

Nëna vë kujën, i vëllai interesohet për nipin

Vrasja e ish-efektivit të policisë, Boran Bërcana dhe bashkëjetueses së tij ka tronditur familjarët e tyre. Nëna e 30-vjeçarit dhe vëllai i tij pasi kanë mësuar lajmin e kobshëm kanë mbërritur në vendin e ngjarjes rreth orës 07:30. Mësohet se e ëma e viktimës ka tentuar që të shkojë tek makina ku ndodhej trupi i pajetë i djalit, por nuk është lejuar nga forcat e policisë. Ajo u dëgjua duke thënë: “O Zot ku e kam djalin, më raftë pika mua”. Me lot në sy dhe e shokuar, nëna e ish-policit u largua nga aty.

Ndërsa, vëllai i Boran Bërcanës u interesua për djalin e vogël, nipin e tij 3-vjeçar që ka qenë brenda në makinë kur ka ndodhur vrasja e prindërve të tij. Efektivët i kanë treguar se ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës. Menjëherë, familjarët kanë shkuar në spital dhe kanë marrë të miturin që u shpëtoi mrekullisht 23 plumbave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.