AKTUALITET

Xhisiela Maloku në spital: Ndihesha e lodhur dhe…

20:54 - 05.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në më pak se dy muaj ajo humbi më shumë se 20 kilogramë. Këtë të premte Xhisiela Malokut, do të postonte në rrjetet sociale një foto nga një spital privat në Tiranë.




Gazeta Shqiptare kontaktoi në telefon me vajzën që trazoi mbarë opinionin publik dhe politikën, dhe 25-vjeçarja tha se prej dy ditësh kishte rënie të imunitetit. Tek spitali privat, Xhisiela Maloku tha se ka marrë disa qetësues dhe se tani ndihet më mirë.

Gjykata e Krujës dha masën e “arrestit në burg” për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja.
I riu u arrestua nën akuzën e përndjekjes ndaj 25-vjeçares Xhesiela Maloku.

LEXO EDHE- “Fol me psikologen”/ Xhisiela: Trauma me e madhe pas intervistave

Kjo e fundit kishte bërë kallëzim ndaj tij në muajin korrik, duke e tërhequr më pas. Megjithatë çështja i kaloi prokurorisë. Maloku i ishte drejtuar disa herë policisë, duke akuzuar Rrajën, me të cilin kishte patur një marrëdhënie të gjatë dashurie, për kërcënime dhe dhunë ndaj saj. Në deklarimet e saj ajo ka pranuar se është detyruar të tërhiqet për shkak të frikës që kishte nga hakmarrja e djalit. Episodi që çoi në arrestimin e të riut Rraja, lidhet me dhunën që ai kishte ushtruar ndaj Malokut në një dhomë hoteli.

Vetë vajza habiti në dy intervista, në Televizionin “Top Channel” dhe “Tv Klan” kur mohoi që ndaj saj të ishte ushtruar dhunë, duke deklaruar se ajo e kishte bërë grithsha nga xhelozia dhe se kallëzimi i saj kishte qenë i rremë.
Por në të vërtetë, pohimet e saj duket se konfirmojnë pikërisht frikën që ajo ka nga i riu, sepse përtej përshkrimeve apo deklaratave, akti i ekspertizës ligjore nuk lë shteg për dyshime.

Ky akt tregon se ajo ka patur shenja dhunë në shpatulla dhe djegie me cigare në kofshë. Maloku gjatë intervistave tha se shenjat në trup i përkasin një aksidenti të ndodhur më parë, ndërsa djegiet me cigare, ata i kryenin vetë në trup në moment gjaknxehtësie. Por ekspertiza mjeko-ligjore nuk lë asnjë hapësirë për interpretime të tjera, duke qenë se bëhet fjalë për një akt shkencor, ku nuk mund të gabohet në vlerësimin e një shenje të freskët dhune me atë të disa kohëve më parë.

Është pikërisht ekspertiza mjeko-ligjore ajo që duket se ka mbajtur në pranga Rexhep Rrajën, sikundër dhe një përgjim i kryer më 29 Shtator, gjatë ballafaqimit mes dy të rinjve në Prokurori, ku sërish Rraja ka kërcënuar vajzën.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.