Kryesore

E fundit/ Fatmir Xhafaj në vend të Tahirit. Në qeveri: Xhaçka, Manastirliu dhe Shalsi

09:26 - 13.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryeministri Edi Rama mblodhi sot kryesinë e PS-së për të formalizuar ndryshimet në qeveri të cilat do të shndërrohen në dekrete nga presidenti Nishani.

Emërimet në qeveri janë:

Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm, Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë, Olta Xhaçka, ministre e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Eduard Shalsi, ministër i Çështjeve Vendore.

EMERIMET E REJA

Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm

Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë

Olta Xhaçka, ministre e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë

Eduard Shalsi, ministër i Çështjeve Vendore

Ndërkohë, situata politike ndërkohë është komplikuar sepse opozita dhe eksponentë të LSI-së kanë kërkuar që të ndërrohet vetë kryeministri.

Ndërkohë, largimi i Saimir Tahirit shihet si një lëvizje e sforcuar, një tentativë e kryeministrit Rama për të ulur tensionet politike në vend pas protestës së opozitës dhe pakënaqësisë së aleatit kryesor, LSI-së ndaj punës së ministrit.

Tahiri ka qenë në qendër të akuzave të opozitës si përgjegjës për kanabizimin e vendit, por gjithashtu edhe të aleatit kryesor të PS-së, LSI-së. Tahiri ka qenë në qendër të akuzave të opozitës si përgjegjës për kanabizimin e vendit, por gjithashtu edhe të aleatit kryesor të PS-së, LSI-së. Sipas ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, largimin e Saimir Tahiri e kanë kërkuar shërbimet inteligjente të vendeve partnere. E vërteta është që kur drejtori i CIA-s, John Brennan vizitoi Tiranën, ai takoi presidentin Nishani, kryeministrin Rama, shefin e SHISH, Ajazi Lika, ministren e Mbrojtjes, Kodheli dhe drejtorin e Përgjithshëm të policisë, Haki Çako. Nuk ishte shumë e qartë se pse CIA vendosi ta anashkalojë Tahirin, ndërkohë që zgjodhi të takojë vartësin e tij.

Arsyet pse Edi Rama zëvendësoi 4 ministra, mund ti lexoni KETU.

Gazetari investigativ Artan Hoxha deklaroi dje se Edi Rama është filmuar në hotelin e Klement Balilit. Për më shumë, lexoni KETU.

Në krah të “ministres së re”, Ogerta Manastirliu, kreu i qeverisë, Edi Rama ka prezantuar sot masterplanin e QSUT, ndërsa bëri me dije se korrupsioni nuk luftohet nëse nuk ndryshon sistemi. Ai premtoi rritje pagash ndaj bluzave të bardha, ndërsa tregoi edhe për problemet me mjekët specialistë jashtë Tirane.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.